Kampi është zhvilluar në një atmosferë sportive, ku futbollistët e të gjitha rajoneve kanë treguar lojëra cilësore dhe frymë sportive.

Ekip i trajnerëve bashkë shtabin tekinik të Përfaqësueses së Kosovës në krye me Albert Bunajku gjatë gjithë kohës kanë ndjekur, mbikqyrë dhe vëzhguar ndeshjet dhe futbollistët e rinj e që nga kjo do të bëjnë përzgjedhjen e 36 futbollistëve që do të takohen nesër më 5 korrik në ndeshjen finale.

Shtabi teknik i kampit është tejet i kënaqur me atë çfarë kanë treguar këta futbollistë të rinj dhe shikuar nga përspektiva, futbolli i Kosovës ka një të ardhme të mirë.


Gjatë gjithë ndeshjeve të sotme ishin të pranishëm, krerët e FFK-së kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu duke dëshmuar kështu kujdesin për këtë kamp që organizohet si i vetmi në rajon në një formatë të tillë.

Ndeshja finale do të zhvillohet nesër më 5 korrik në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot dhe fillon në orën 10.00.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Prishtina I-Ferizaj 4:1

Gjakova-Prizreni 5:0

Mitrovica-Peja 2:1

Prishtina II- Gjilani 1:0

Prishtina I – Prizreni 3:0

Peja-Gjilani 1:1

Gjakova- Ferizaj 2:2

Prishtina II – Mitrovica 2:0

Ferizaj – Mitrovica 2:0

Prishtina II – Gjakova 3:3

Prizreni – Gjilani 0:1

Prishtina I – Peja 0:2

telegrafi sport app