LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dhe Chelsea në garë për Maxi Gomezin

Liverpooli dhe Chelsea në garë për Maxi Gomezin
Maxi Gomez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i talentuar i Celta Vigos, Maxi Gomez ka futur në ‘luftë’ dy klubet e mëdha angleze, Liverpoolin dhe Chelsean.  

Liverpooli po përgatit një ofertë për sulmuesin e talentuar te Celta Vigos, Maxi Gomez.


Por, sipas The Sun, 22-vjeçari i talentuar uruguaian gjithashtu kërkohet edhe nga klubi tjetër anglez, Chelsea.

Barcelona po monitoron katër sulmues për sezonin e ri
Lexo po ashtu Barcelona po monitoron katër sulmues për sezonin e ri

Transferimi i tij është i mundshëm në verë, por për të arritur një marrëveshje, skuadrat e interesuara duhet të paguajnë së paku 35 milionë funte.

Maxi Gomez pëlqehet shumë edhe nga Reali dhe Barcelona (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shumë i interesuar për të rritur opsionet e tij sulmuese dhe Gomez shihet si alternativë e mirë.

Edhe, ish-sulmuesi i Reds, Luis Suarez i ka thënë shokëve të tij në Anfield se bashkëkombësi i tij Gomez do të ishte një goditje e vërtetë.

Florentino Perez shënjestron dy sulmues në La Liga
Lexo po ashtu Florentino Perez shënjestron dy sulmues në La Liga

Ai shënoi 17 gola në sezonin e kaluara në La Liga dhe është në rrugë për të shënuar përsëri shifra të dyfishta, pasi deri tani ka nëntë gola.

Interesi nga dy ekipet e mëdha të Ligës Premier thuhet se do të largoj Ëest Hamin nga gara, pasi ata synonin Gomezin në janar dhe donin të rishikojnë marrëveshjen këtë verë. /Telegrafi/