Liverpooli ka barazuar në shtëpi ndaj Burnleyt me rezultat 1-1, në një ndeshje ku në secilin pjesë erdhi nga një gol.
Liverpooli e nisi ndeshjen mirë duke krijuar disa raste para portës së Burnley.
Curtis Jones provoi i pari në këtë takim, ndërsa pas tij ishte radha e Mohamed Salah, i cili provoi dy herë por pa sukses.
Goli i Liverpoolit sillej rrotull, pasi rastet ishin më konkretet.
Pamje nga ndeshja (Photo by Phil Noble/Pool via Getty Images)
Në minutën e 34-të, Fabinho harkon një top në zonë dhe më së miri gjendet Andy Robertson, i cili me kokë shënon për 1-0.
Liveprooli ka mundur ta mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi, por Sadio Mane nuk ishte i saktë.
Edhe në pjesën e dytë Liverpooli e nisi më mirë me raste, pasi Jones dhe Firmino rrezikuan.
Në mesin e pjesë së dytë ra loja e Liveproolit dhe këtë më së miri e shrytëzoi Burnely që arriti t’i barazojë shifrat.
Pamej nga ndeshja (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
Jay Rodriguez shënoi në minutën e 69-të me një goditje shumë të bukur nga brendia e zonës (1-1).
Pas golit Burnley ishin më të mirë dhe kanë mundur edhe ta fitojnë takimin.
Rastin më të mirë për ta bërë këtë e kishte Johann Gudmundsson, por goditja e tij u ndal nga transversalja.
Liverpooli pas këtij barazimi ka 93 pikë, ndërsa Burnley mbetet në vendin e 9-të me 50 pikë. /Telegrafi/