LAJMI I FUNDIT:

Liverpool dhe Manchester United pas kapitenit të Feyenoordit, Orkun Kokcu

Liverpool dhe Manchester United pas kapitenit të Feyenoordit, Orkun Kokcu

Ka një derbi anglez mes Liverpoolit dhe Manchester United, por kësaj radhe jashtë fushës së blertë.

Mesfushori turk Orkun Kokcu i ka futur në ‘luftë’ dy rivalët e mëdhenj anglez Liverpool dhe Manchester United.


22-vjeçari është duke shkëlqyer me ekipin e parë të Feyenoordit dhe ka qenë ndër më meritorët që kjo skuadër ka fituar titullin e kampionit në Eredivisie.

Kokcu ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë në të gjitha garat.

Dail Mail ka raportuar se dy gjigantët anglezë e kanë përcjell prej kohësh mesfushorin turk dhe duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi turk pasi ka fituar titullin e kampionit në Holandë ka shprehur haptazi dëshirën për tu larguar në mënyrë që ta bëj një hap para në karrierën e tij.

Futbollisti turk refuzon shiritin e kapitenit në Holandë: Besimi im nuk më lejon ta vendos atë
Lexo po ashtu Futbollisti turk refuzon shiritin e kapitenit në Holandë: Besimi im nuk më lejon ta vendos atë

Feyenoord është gati ta lejoj largimin e kapitenit, por synon që nga shitja e tij të fitoj rreth 35 milionë euro.

Përveç Liverpool e Manchester United, interesim për të kanë shfaqur edhe Borussia Dortmund, Juventus, Milan dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori