LAJMI I FUNDIT:

Lista e lojtarëve që do të kishin fituar Topin e Artë nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo

Lista e lojtarëve që do të kishin fituar Topin e Artë nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo

Mediumi francez France Football ka postuar një grafikë që zbulon se kush do ta kishte fituar Topin e Artë, nëse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të ekzistonin.

Messi dhe Ronaldo kanë fituar 12 trofe individual të Topit të Artë së bashku, me argjentinasin që mburret me shtatë çmime mbresëlënëse, pasi e ka fituar atë në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021.


Portugezi, nga ana tjetër, ka pesë çmime të Topi të Artë në emër të tij, duke fituar çmimin prestigjioz në vitet 2008, 2013, 2014, 2016, 2017.

Ata kanë mbajtur ekskluzivitetin e Topit të Artë që nga viti 2008, me Luka Modric lojtarin e vetëm që ka thyer dominimin e tyre.

Por kush do ta kishte fituar çmimin i madh individual nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ishin fitues?

France Football ka bërë një listë të fituesve nëse dyshja e superyjeve të futbollit nuk do të ekzistonte.

Në vitin 2008, Fernandes Torres i Liverpoolit do ta kishte fituar çmimin. Xavi dhe Andres Iniesta të Barcelonës do ta fitonin për katër vjet radhazi, duke fituar nga dy secili nga 2009 deri në 2012.

Dyshja e Bayern Munichut, Franck Ribery dhe Manuel Neuer do të kishin fituar Topin e Artë në vitin 2013 dhe 2014 respektivisht.

Neymar do ta kishte marrë çmimin individual në vitet 2015 dhe 2017, ndërsa Antoine Griezmann do ta kishte marrë në duart e tij në vitin 2016.

Virgil van Dijk do të ishte mbrojtësi i parë që nga viti 2006 që do të fitonte Topin e Artë në vitin 2019, pas shkëlqimit me Liverpoolin.

Dhe, së fundi, Robert Lewandowski, i cili humbi pothuajse një Top të Artë në vitin 2020 për shkak të Covid-19, do ta kishte fituar çmimin në vitin pasues, 2021.

Lista e plotë e fituesve pa Messin dhe Ronaldon:

2008 – Fernando Torres

2009 – Xavi

2010 – Andres Iniesta

2011 – Xavi

2012 – Andres Iniesta

2013 – Franck Ribery

2014 – Manuel Neuer

2015 – Neymar

2016 – Antoine Griezmann

2017 – Neymar

2019 – Virgil van Dijk

2021 – Robert Lewandowski

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori