LAJMI I FUNDIT:

Lista e Kosovës për ndeshjen e hendbollit ndaj Rumanisë

Lista e Kosovës për ndeshjen e hendbollit ndaj Rumanisë
(Foto: kosovahandball.info)

Përzgjedhësi i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme.

Kombëtarja jonë në kuadër të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2022, i luan dy ndeshje me Rumaninë. Ndeshja e parë me rumunët është më 10 mars në Prishtinë nga ora 19:30. Ndërsa e dyta luhet më 14 mars nga ora 17:00 në Bukuresht.

Kombëtaren tonë e presin dy ndeshje të vështira me Rumaninë, por synimet janë për mobilizim të plotë dhe për të dhënë maksimumin në tentim për fitore ndaj rumunëve.

Qerimi, i cili në postin e selektorit u zgjodh më 17 shkurt, do të llogarit në lojtarët që edhe deri më tani ishin pjesë e ekipit kombëtar. Në listën e parë të tij nuk ka ndonjë emër të ri, ndërsa kthehen disa lojtarë që munguan në ndeshjet e para të këtyre kualifikimeve.

Grumbullimi i lojtarëve bëhet të premten (5 mars) nga ora 12:00 deri në ora 13:00 në Hotel Internacional në Prishtinë.

Në listën e Qerimit janë emrat e 18 lojtarëve, thuhet në faqen e FHK-së.

Ndërsa në shtabin e tij teknik janë Fatmir Muhaxheri, Veton Hajrizi dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori