Sipas drejtuesve të klubit prizrenas, ata paraprakisht kanë bërë një sondazh me tifozët e tyre, të cilët e kanë zgjedhur të dielën, para të shtunës. Liria me përjashtim të gjashtë muajve të fundit, takimet si vendas i luante të shtunën.

“Liria veç ka bërë kërkesën për t’i luajtur të dielën ndeshjet si vendas, sepse të dielën ka më shumë shikues, gjë që u vërtetua edhe në stinorin pranveror”, deklaroi për Gazetën 'Olle', Bashkim Kajdomçaj, sekretar i klubit.


“Ka qenë kërkesë e tifozëve. Në fillim të stinorit pranveror të sezonit të kaluar të Ligës së Parë, është bërë sondazh online, ku shikuesit janë përcaktuar për të dielën, prandaj e kemi bërë këtë kërkesë edhe për ndeshjet e Superligës”, shtoi ai.

Sipas Kajdomçajt, shkaku i bizneseve private, e shtuna në Prizren është bërë ditë pune. Liria u rikthye këtë edicion në Superligë.

telegrafi sport app