LAJMI I FUNDIT:

Linda Halimi është e kënaqur me suksesin e këngës “Murda”

Linda Halimi është e kënaqur me suksesin e këngës “Murda”

Linda Halimi gjatë ditës së djeshme ka sjell videon më të re të këngës së publikuar muajin e kaluar.

“Murda”, titullohet kënga që bëri bujë të madhe shkaku i producentit të këngës, i cili ishte dhjetëvjeçar.


Tashmë këngëtarja është duke shijuar suksesin e videoklipit dhe për këtë ka falënderuar fansat.

Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka zbuluar se edhe shumë gjëra më emocionuese do të vijnë shumë shpejt.

“Unë jam shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë që kam marrë nga ju për videon time të re muzikore! Faleminderit nga fundi i zemrës time. Gjëra shumë emocionuese do të vijnë së shpejti”, ka shkruar Linda.

Theksojmë se ajo kishte pohuar kohë më parë se këngën ia kishte besuar një producenti dhjetëvjeçar, i quajtur Lil Neo.

“Fakt i këndshëm. Kënga Murda ka një producent dhjetëvjeçar, i cili është super i talentuar dhe është biri i producentit Lil Neo”, kishte shkruar në llogarinë personale në Instagram, Linda.

Linda Halimi publikon këngën e re, projektin ia besoj një producenti 10-vjeçar!
Lexo po ashtu Linda Halimi publikon këngën e re, projektin ia besoj një producenti 10-vjeçar!

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare mori pjesë në ‘American Idol’ dhe pasi mahniti me zërin e saj, vazhdoi me përkushtimin ndaj muzikës. /Telegrafi/