Linda Halimi për herë të fundit ishte prezantuar në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2010, në një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Big D. Treshja atëkohë ishin përjashtuar nga festivali si shkas i vonesës prej 30 minutave në prova, dhe më pas iu shqiptua dënimi nga producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, me gjashtë vite mos të drejtë pjesëmarrje në këtë festival.

Ndërsa tani, artistja shqiptare ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë kompeticion muzikor, teksa do të kthehet pas një kohe të gjatë në Tiranë.

Ajo ka publikuar një postim në InstaStory, përmes të cilit tregon se do jetë në “Kënga Magjike 2019” me këngën, “Want My Love”.

Linda Halimi konfirmon pjesëmarrjen në “Kënga Magjike 2019” (Foto: Instagram)

“Kënga Magjike e konfirmuar, jeni gati. ‘Want my love'”, ka shkruar mes të tjerash në mbishkrimin e fotos këngëtarja Halimi.

Ishte përjashtuar dikur nga "Kënga Magjike", Linda Halimi tani pyet fansat nëse duhet të marrë pjesë në këtë festival Ishte përjashtuar dikur nga "Kënga Magjike", Linda Halimi tani pyet fansat nëse duhet të marrë pjesë në këtë festival

Nga ana tjetër, bukuroshja nga Vitia është duke e shijuar epitetin e ri, atë të nënës, pasi muaj më parë solli në jetë vajzën, Kaimana.

Artistja shqiptare po ashtu tash e disa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e martuar me reperin Big D, të cilët muaj më parë blenë një shtëpi super luksoze. /Telegrafi/