Liga Total: Fitojnë liderët

SUPERLIGA
Bajrami shkeli Mbretërit 8-1 me Agon Ramadanin që serish ishte vendimtar me lojën dhe golat e tij, ndërsa po të njëjtën gjë e bënë edhe yjet e Avni Ites ndaj Nipave të Dajes ku triumfuan me rezultat 8-4, me Narcist Alibegun që shkëlqeu me katër golat e tij. Fitore shënoi dhe lideri aktual FC Gumnasella 5-1 ndaj Gadimës, ku në këtë takim u dallua Alban Mehmeti me katër gola.
Fitore në një ndeshje triller shënoi dhe Venezia nga Dobraja që mposhti 4-3 Termaxin, ndërsa Akllapi po rikthehet në formë ku edhe këtë xhiro fituan ndaj Xhamisë së Magurës me rezultat 5-2. Fitore me shumë rëndësi shënoi Mobi Shop Gaxha 2-1 ndaj Blendi Center, teksa në barazim përfunduan dy sfida këtë javë. Sllovia barazoi 2-2 ndaj Standard Benz, ndërsa Etika 1-1 me Besen. Fitore shënoi Gllogovci edhe këtë xhiro ku mundi 6-2 ekipin e Nivelës.
LIGA E PARË
Edhe Liga e Parë ishte interesante këtë javë ku lideri Flaka nuk gaboi dhe triumfoi serish 6-2 ndaj El Binjakeve, ndërsa dështoi Relux qe u ndal në një barazim 4-4 me AL Com. Fitore shënuan Restaurant Shpella dhe Smallusha, ekipe këto që po pretendojnë pozitat e larta në tabelë. Shpella mundi 6-1 Drenin, ndërsa Smallusha mposhti 5-1 Sparten. Fitore minimale arriti dhe Rubofci që mundi 5-4 Express Phone.
Fitore të lartë këtë xhiro shënuan Muhagjerët që mposhtën 10-2 në debutim Konjuhin, ndërsa 6-1 triumfuan Dardanët përballë Qullve. Edhe Besa e Sllovisë fitoi këtë javë, teksa viktimë e tyre ishte Venezia 2 që pësoi me rezultat 6-3, ndërsa ndeshja mes Minatorit dhe Gadimës së Epërme përfundoi pa gola 0-0.
LIGA E DYTË



























































