LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier: Sturridge po e dëshmon veten

Liga Premier: Sturridge po e dëshmon veten

Daniel Sturridge duket se po e gjen mirë veten te Liverpooli, pasi sulmuesi ndihmoi Redsat të nxjerrin një pikë në derbin e vikendit nga kampionit në fuqi, Manchtester Cityt.

Ish-sulmuesi i Chelseat shënoi golin e parë të takimit dhe u tregua i rrezikshëm me një paraqitje mjaft dinamike në Anfield, duke u dhënë shpresa tifozëve të skuadrës për një funksionim të partneritetit të tij me Luis Suarez.

Sturridge shoqërohet në sulmin e javës nga ylli i Aston Villas, Christian Benteke, pasi 22-vjeçari belg shkëlqeu në fitoren ndaj favoritit, Evertonit, duke shënuar dy gola, për të çuar në 14 numrin e shënimeve këtë sezon.


Dy gola të rëndësishëm këtë vikend shënoi edhe Moussa Sissoko, duke ndihmuar Newcastle United të shënojë fitore 3-2 ndaj një favoriti tjetër, Chelsea.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e vikendit në Ligën Premier zgjedhur nga Sky Sports:

Portier: Asmir Begovic (Stoke City)

Mbrojtës: Kyle Walker (Tottenham); Winston Reid (West Ham); Rio Ferdinand (Manchester United); Nacho Monreal (Arsenal)

Mesfushorë: Jimmy Kebe (Reading); Moussa Sissoko (Newcastle); Marouane Fellaini (Everton); Gareth Bale (Tottenham)

Sulmues: Daniel Sturridge (Liverpool); Christian Benteke (Aston Villa)

Formacioni 4-4-2

Begovic

Walker – Reid – Ferdinand – Monreal

Kebe – Sissoko – Fellaini – Bale

Sturridge – Benteke

/Telegrafi/