Liga Pavarsia: Q.S Prishtina mposht Yjet

Fitoren më të thellë në javën e 11-të e kanë shënuar FC Kabashi Petrol me rezultat 7:1 që e mposhti FC Egzonin.
FC Yjet 3:5 Q.S Prishtina
FC Yjet kaluan në epërsi përmes Haki Ahmeti i cili shënoi për 1-0, rezultatin 1-1 e barazoj Kujtim Ferati ndërsa për 1-2 shënoi Rinor Fejzullahu, Haki Ahmeti shënon përsëri për ti barazuar shifrat 2-2, për ti rikthyer FC Yjet në epërsi 3-2 u kujdes Agon Ramadani lojtari më i mirë i shpallur në turneun e futsalit të mbajtur në ROMA të Italisë, mirëpo kjo nuk mjaftoi pasi që Q.S Prishtina shënoi edhe plot 3 herë përmes Arber Sahitit(2) dhe Rinor Fejzullahut(1).
FC Akllapi 1:2 FC Fresh
Kjo ndeshje ishte e shkëlqyeshme ku kishte shumë raste shënimi por u shënuan vetëm 3 gola. Pas shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat ishte FC Akllapi që shënoi e para në minutën e 8-të përmes golashënuesit më të mirë të sezonës së kaluar Eragon Gashit. Rastet për të shënuar gola nuk mungonin për të dy ekipet gjatë gjithë ndeshjes mirëpo vetëm 3 minuta para se ndeshja të përfundojë, Muhamet Dragusha pranoi një asist nga Bujar Azemi dhe e konkretizoj me gol në mënyrë mjaft spektakolare duke barazuar shifrat 1:1, dhe kur të gjithë pritnin qe ndeshja të përfundojë me këtë rezultat, në minutën e fundit të takimit, Bujar Azemi depërton mjaftë mirë dhe jep një asist tjetër pëer Avni Ibrahimi i cili ishte i pa gabueshëm nga ajo pozitë duke shënuar golin e fitores 1:2.
FC Rinori 6:4 FC Restaurant Edi
FC Restaurant Edi filluan mjaft mirë takimin duke kaluar në epërsi të hershme 0-2 me golat e shënuar nga Labinot Prapashtica (2). Ishte Shpend Ibrahimi i cili shënoi për ta ngushtuar epërsinë 1-2, për 1-3 shënoi përsëri Labinot Prapashtica, ndërsa për ta barazuar rezultatin në 3-3 u përkujdes Agron Gashi me dy gola. Përsëri FC Restaurant Edi kaloi në epërsi përmes Labinot Prapashticës 3-4, mirëpo vetëm 4 gola të Labit nuk mjaftuan pasi që ishte Lirim Pajaziti ai që me het-trikun e tij riktheu FC Rinorin te fitorja pas 4 humbje të njëpasnjëshme.
Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 11-të:
Top shënuesit pas xhiros së 11-të:
Top asistuesit pas xhiros së 11-të:






















































