Fitoren më të thellë në javën e nëntë e ka shënuar FC Yjet me rezultat 13:3, ndërsa humbjen më të thellë e ka pësuar FC Egzoni 3:13

FC Akllapi 2:4 FC Kabashi Petrol
FC Kabashi Petrol kaloj në epërsi 0-1 përmes Egzon Gojnovci që hapi serinë e golave pas një asistimi preciz nga Fidan Avdiu. Rezultatin 1-1 e barazoi golashënuesi më i mirë i sezonës së kaluar, Eragon Gashi, mirëpo FC Kabashi Petrol shënoi edhe plot tre herë përmes lojtarit më të dalluar në ekipin e tyre F.K, i cili shënoi 2 gola dhe Fidan Avdiu 1 gol. Ramadan Gashi shënoi golin e fundit për rezultatin përfundimtar FC Akllapi 2:4 FC Kabashi Petrol.


FC Fida Com 4:3 FC Prugoci
Ishte një ndeshje mjaft dramatike ku rezultati u barazua 2 herë mbrenda ndeshjes. FC Fida Com e nisi mjaftë mirë takimin duke shënuar gol përmes Bujar Sadiku 1-0 , Rezultatin në 2-0 e ngriti Adriatik Pacolli i cili pranoj një asist nga Visar Sadiku, transferi më i ri i FC Prugoci Rinor Shala shënoi gol për ta rikthyer ne lojë ekipin nga Prugoci, ndërsa rezultatin 2-2 e barazoi kapiteni i FC Prugocit, Burim Kaçuri. FC Fida Com shënoi perseri përmes Adriatik Pacolli 3-2, ndersa me një autogol rezultati u barazua përsëri 3-3 dhe kur të gjithë menduan se do të kemi barazim në këtë ndeshje, rradhën për te shënuar e kishte kapiteni i FC Fida Com, Fidan Sadiku, dhe ky ishte goli i fundit për këtë ndeshje 4-3 .

FC Rinori 3-6 FC Dallas

dall1

FC Rinori kaloi në epërsi përmes Granit Mehmetit që shënoi për 1-0, mirëpo FC Dallasi u rikthye ne lojë duke shënuar tre herë radhazi përmes Sami Korqa (2), Ardian Feka (1) për rezultatin momental 1-3. Për të zvogëluar epërsinë shënoi Florim Hyseni 2-3, mirëpo përsëri FC Dallas shënoi tre gola përmes Amir Merovci(2), Ardian Feka (1) për ta çuar rezultatin në 2-6. Florim Hyseni shënoi për rezultatin përfundimtar FC Rinori 3-6 FC Dallas.

Rezultatet dhe tabela pas xhiros së nëntë:

xh9tab

Top shënuesit pas xhiros së nëntë:

xh9goll

Top asistuesit pas xhiros së nëntë: 

xh9as

telegrafi sport app