LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve zgjedh formacionin më të mirë të javës, shumë befasi në 11-she

Liga e Kampionëve zgjedh formacionin më të mirë të javës, shumë befasi në 11-she

Tifozët e faqes zyrtare të Ligës së Kampionëve kanë votuar tashmë duke zgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave.

Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet kthyese çerekfinale në Ligën e Kampionëve.


Të martën u zhvilluan dy ndeshje, ku Paris Saint-Germain kaloi tutje pas humbjes 0-1 nga Bayern Munichu, ashtu siç u kualifikua edhe Chelsea pas humbjes 0-1 nga Porto. Kualifikimet e tyre erdhën shkaku i rezultateve pozitive në ndeshjet e para.

Në anën tjetër, të mërkurën Real Madridi ka barazuar 0-0 në Anfield ndaj Liverpoolit dhe ka kaluar tutje pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, ndërsa Manchester City ka fituar dy ndeshjet ndaj Borussia Dortmund me rezultatin e njëjtë 2-1.

Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

Shumë individë kanë pasur paraqitje të mira në këtë mesjavë, me disa që kanë shënuar gola, disa të tjerë që kanë bërë asistime dhe disa të tjerë që kanë qenë dominues në mbrojtje.

Tifozët e faqes zyrtare të Ligës së Kampionëve, sikurse në çdo javë, edhe këtë javë kanë votuar për më të mirët dhe kanë bërë disa zgjedhje befasuese.

Në portë, më i votuari ka qenë Alisson Becker, ndërsa në mbrojtje emra si Nacho, Fernancez, Chancel Mbemba, Jerome Boateng. Lucas Hernandez dhe David Alaba.

Në mesfushë, tifozët kanë zgjedhur emra si Jude Bellingham dhe Jorginho, ndërsa në sulm Maxim Chuopo-Moting mbështetet nga Riyad Mahrez dhe Phil Foden. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori