Ekipi nga Drenasi, i cili qe një kohë të gjatë preokupohet me mungesën e fushës, tash e tutje do të luaj në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit.

“Bordi ka vendosur që të pranoj kërkesën e shtabit teknik që të zhvendoset në një stadium tjetër, për zhvillimin e ndeshjeve që kanë mbetur deri në fund të kampionatit.


Andaj, për këtë ka arritur marrëveshje më klubin e Liria nga Prizreni, dhe të gjitha ndeshjet e mbetura do t’i zhvilloj në në stadiumin ‘Përparim Thaçi’”, thuhet në njoftimin e “Niklit”, i cili e ka falënderuar Drenicën dhe gjithë qytetarët e Skenderajt që ua kanë dhënë në shfrytëzim deri më tani stadiumin e tyre, “Bajram Aliu”.

telegrafi sport app