Stephan Lichtsteiner e ka bërë të qartë se është thuajse e pamundur që të ndalet Neymari gjatë një ndeshjeje, ndërsa brazilianin e ka përshkruar si një prej sulmuesve më të mirë dhe më të kompletuar në botë.

Zvicra do ta nisë Kampionatin Botëror me ndeshjen kundër favoritit të Grupit E, Brazilit.

Neymar (Foto: Getty Images)

E gjithë vëmendja në Rostov Arena do të jetë te Neymari, i cili i kthehet skenës së madhe pas mungesës së gjatë në ndeshje konkurruese, për shkak të thyerjes së ashtit metatarsal në muajin shkurt.

Ai luajti në ndeshjet miqësore kundër Kroacisë dhe Austrisë para fillimit të turneut dhe arriti të shënojë, prandaj pritet të jetë në formë të mirë për Kampionatin Botëror.

Të gjitha lajmet për KAMPIONATIN BOTËROR Të gjitha lajmet për KAMPIONATIN BOTËROR

Kapiteni i Zvicrës është pyetur pikërisht për lojtarin kryesor të Selecaos, sulmuesin e Paris Saint-Germainit.

Stephan Lichtsteiner (Foto: Getty Images)

“Mendoj se është praktikisht e pamundur për ta neutralizuar Neymarin gjatë 90 minutave, ai është ndoshta më i miri dhe më i kompletuari në pozitën e tij në botë”.

“Duhet ta shfrytëzojmë forcën tonë, si mbrojtësit e krahut ashtu edhe anësorët për të shkuar përpara, si një armë. Duhet të jemi të lidhur si skuadër dhe t’i mbyllim hapësirat kur të përballemi me lojtarët që luajnë individualisht”, ka deklaruar mbrojtësi i ri i Arsenali. /Telegrafi/