LAJMI I FUNDIT:

Vartësia e tepruar e Barcelonës nga Lionel Messi

Vartësia e tepruar e Barcelonës nga Lionel Messi
Lionel Messi (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Barcelona pësoi humbje befasuese në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia, ndërsa kjo e pasoi eliminimin akoma më të papritur nga Liga e Kampionëve duke marrë parasysh rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Liverpoolit.

Në këtë mënyrë, Blaugranët mbetën vetëm me trofeun e La Ligas në këtë sezon, në të cilin pritej që ta fitonin tripletën.


Që nga largimi i Neymarit (drejt Paris Saint-Germanit në vitin 2017), katalunasit nuk kanë arritur të gjejnë një zëvendësues të denjë. Me rënien nga forma të Luis Suarez, trajneri Ernesto Valverde të gjithë lojën e ka fokusuar te cilësitë e Messit.

Philippe Coutinho ka qenë dështim që nga transferimi nga Liverpooli, ndërsa Ousmane Dembele ka qenë i paqëndrueshëm dhe ka pasur probleme me lëndime. Kësaj i shtohet edhe rënia nga forma e mesfushorit kreativ, Ivan Rakitic.

Të gjitha lajmet nga Lionel Messi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Ku qëndron problemi kryesor?

Lionel Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas Whoscored.com, Messi i ka shënuar 40 për qind të golave të Barcelonës (vetëm Fabio Quagliarella është para tij në këtë statistikë, pasi i ka shënuar 45 për qind të golave të Sampdorias).

Argjentinasi është shumë para yjeve aktualë të futbollit për përqindjen e golave të shënuar – Kylian Mbappe (31 për qind), Pierre-Emerick Aubameyang (30 për qind) e Mohammed Salah (30 për qind). Sipas faqes së statistikave të futbollit, StatsBomb, 31-vjeçari e ka fjalën kryesore edhe për përqindjen e pasimeve, duke qenë se e gjithë loja zhvillohet rreth tij.

Për më shumë, në bazë të statistikave të publikuara nga SPORTbible, UtdArena dhe Barcelona Worldwide, ai ka pasur përqindje të lartë të posedimit të topit në finale të Copa del Rey, ku arriti të shënonte një gol, por nuk mundi t’i ndihmonte skuadrës për ta fituar trofeun.

Këto të dhëna janë dëshmi se Barca është shumë e varur nga Messi dhe përkundër cilësive të jashtëzakonshme që ka, as një superyll si ai nuk mund të japë maksimumin në secilën ndeshje dhe kjo ka bërë që katalunasit të dështonin në dy garat tjera, pos La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori