LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Christopher Nkunku më serioz se që ishte menduar në fillim

Lëndimi i Christopher Nkunku më serioz se që ishte menduar në fillim

Christopher Nkunku është njëri nga sulmuesit më në formë francez dhe me plotë meritë ai mori ftesën për në Kampionatin Botërorë.

Por ylli i RB Leipzig u largua nga Katari pasi u lëndua në një duel me Eduardo Camavingan.


Edhe pse fillimisht nuk u mendua për një lëndim të rëndë, pas ekzaminimeve shtesë ështëkuptuar se bëhet fjalë për një dëmtim shumë më serioz.

Mirëpo ditën e sotme është bërë e ditur se Nkunku ka pësuar një çarje të ligamentit të jashtëm në gjurin e majtë.

Klubi gjerman RB Leipzig ka preferuar të mos flasë për periudha rikuperimi, por sipas L’Equipe mund të jetë më shumë se dy muaj e gjysmë jashtë fushave.

25-vjeçari ishte duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 23 ndeshje zyrtare shënoi 17 gola dhe asistoi në katër të tjerë.

Ylli i RB Leipzig pritet të rikthehet në fushat e blerta në fund të muajit janar të vitit 2023.

Kujtojmë që pas largimit të Nkunkus nga lista, trajneri Didier Deschamps ka ftuar Ronald Kolo Muanin e Eintracht Frankfurtit për ta zëvendësuar atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori