Një tjetër El Clasico i legjendave është zhvilluar mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Katalunasit kanë fituar ndeshjen ndaj rivalit të përbetuar me rezultat 2-1 në një ndeshje të zhvilluar në Tokio të Japonisë.


Në këtë ndeshje golat për Barcelonën i realizuan Javier Saviola dhe një autogol të Fernando Sanz, ndërsa Balboa shënoi për Los Blancos me penallti.

Kjo ndeshje shënoi debutimin e Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta me skuadrën e legjendave të Barçës.

Saviola kaloi Barçën në epërsi pas një pasimi mbresëlënës nga Xavi, dhe argjentinasi përfundoi nga afër pas asistimit të Giuly.

Screenshot 2024 12 15 092810

Balboa barazoi për madrilenët në minutën e 77-të, duke shndërruar një penallti për 1-1.

Në minutat e fundit, krosi i shkëlqyer i Iniestës nga e majta bëri që Fernando Sanz ta dërgoj topin në golin e tij për t'i dhënë fitoren Barcelonës.

Në fund të ndeshjes, Andres Iniesta u nderua me një ceremoni të veçantë për tërheqjen e tij. Si gjest, ai mori një fanellë të Real Madridit me emrin e tij dhe numrin 6. /Telegrafi/

telegrafi sport app