LAJMI I FUNDIT:

“Le t’xhelozojnë” e rikthen Majkun e hip hopit

“Le t’xhelozojnë” e rikthen Majkun e hip hopit
Majk gjatë xhirimeve të klipit të ri "Fundi". Foto nga Instagram.

Projekti i ri nga Majk dhe Onat, “Le t’Xhelozojnë” tashmë është pëlqyer nga fansat e Babastars qysh në orët e para të lansimit.

Dhe më shumë se fansave të Babastars, ky projekt mund t’u ketë pëlqyer ish-fansave të grupit TDS.


Dikur hip hop grupi që njihej për repin kualitativ ‘new school’ që kultivonin në skenën e muzikës shqiptare, me kohën u shpërnda, me Onatin që vazhdoi rrugën prej reperi me tekste të rënda dhe thumba prej më të ndryshmeve, por me Majkun që në anën tjetër i hyri një rruge krejt tjetër, shkruan Telegrafi.

Dashni, Dashni… Majku dhe hip hopi, dashni e pandashme!

Majku dy vitet e fundit ndërroi qasjen ndaj skenës muzikore, duke lënë për një kohë hip hopin dhe duke iu përvjelë këndimit, me një stil të ngjashëm si Maitre Gims.

Hit pas hiti, ndihmuar nga Getoar Selimi, Majk arriti një status fenomenal në skenën e muzikës, me koncerte pa fund dhe me një status tej mase të përmirësuar financiar.

Aq larg shkoi sensacioni i Majkut si këngëtar, sa që edhe mediat e quanin “këngëtari i Babastars”, e jo më “reperi i Babastars”.

“S’jena Mo”, hiti më i madh i Majk.

Në rrjetet sociale gjithmonë shfaqej si hip hop artist, me stil jete të tillë, por këngët për dashurinë dhe baladat në anën tjetër ishin ana e ëmbël që e katapultuan atë drejt piedestalit, drejt parave.

Megjithatë, reperit po i flen hip hopi dhe këtë e tregoi në këngën “Le t’Xhelozojnë”.

Në një tekst plot thumba dhe me rrima shumë interesante, Majk shfaqet si një reper, duke ju kthyer dashurisë së vjetër, dashurisë të cilës i besoi por që nuk i solli statusin që e ka sot. Por, ai nuk e harroi dhe i është kthyer sërish dashurisë së parë, hip hopit.

Dhe publiku vetëm mund të shijojë pjesën e mbetur të vitit, pasi nga Majk nuk i dihet mund të presim edhe projekte të tjera të vërteta hip hopi, tash që e ka tejkaluar nevojën për të krijuar hite të pastra komerciale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori