Skuadra e Gani Sejdiut ishte afër fitores pasi që deri në minutën e 89-të ishte në epërsi me golin që kishte shënuar Behar Maliqi (11’) nga pika e bardhë, por një minutë pa përfunduar kjo super ndeshje, Latifi i ‘bardhekaltërve’ barazoi shifrat, duke ia siguruar një pikë skuadrës së Bylbyl Sokolit.

Pikët e plota në këtë fundjave i ka arkëtuar edhe Llamkos Kosova që mundi Besën e Pejës me rezultat 2-0.


Kampionët në fuqi më një gol të Labinot Osmanit (20’), dhe një gol të Liridon Ahmetit (75’) morën pikët maksimale kundër pejanëve.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Vëllaznimi i Gjakovës që para tifozëve të vet mundi Istogun me rezultat 2-1. Zeka e Rudi shënuan për gjakovarët, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Milicaj.

Ndërkaq, takimi në mes Ferizaj dhe Dritës është mbyllur pa gola.

Rezultatet e xhiros së 15-të në Superligë:

Llamkos Kosova – Besa 2-0
Feronikeli – Prishtina 1-1
Vëllaznimi – Istogu 2-1
Ferizaj – Drita 0-0
Trepça – Hajvalia 0:0
Drenica - Trepça ’89 0:0

Tabela:
1. Ferronikeli 27 pikë
2. Hajvalia 25
3. Trepça ’89 24
4. Prishtina 24
5. Llamkos Kosova 24
6. Drenica 21
7. Besa 20
8. Vëllaznimi 19
9. Istogu 15
10. Trepça 14
11. Drita 14
12. Ferizaj 13  

telegrafi sport app