LAJMI I FUNDIT:

Laporta këmbëngul se rikthimi i Messit nuk ndodhi për shkak të argjentinasit

Laporta këmbëngul se rikthimi i Messit nuk ndodhi për shkak të argjentinasit

Ndërsa Lionel Messi këmbëngul se bëri çmos për t’u rikthyer në Barcelonë verën e kaluar, presidenti Joan Laporta pretendon se argjentinasi thjesht preferoi një opsion tjetër për të shmangur presionin.

Marrëdhëniet e Messit me Laportën kanë qenë vërtet të tensionuara që kur Leo u detyrua të largohej nga klubi në vitin 2021, sipas raporteve të shumta. Të dy ende nuk e kanë riparuar atë.


Megjithatë, dyshja kanë pasur bisedime në verën e fundit për një rikthim të yllit argjentinas në Camp Nou, rikthim i cili sipas Laportas nuk erdhi për shkak të vendimit të Messit.

“Askush nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë” – Ylli i Barcelonës ende i tronditur nga largimi i Messit
Lexo po ashtu “Askush nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë” – Ylli i Barcelonës ende i tronditur nga largimi i Messit

“Kthimi i Messit në Barçë mbeti pak në harresë”, ka thënë fillimisht Joan Laporta për EFE, nëpërmjet gazetës Marca.

“Në fund nuk ndodhi, sepse ajo që ai na tha ishte plotësisht logjike. Për shkak të presionit që kishte në Paris, ai preferoi të shkonte në Inter Miami, sepse kjo do t’i jepte njëfarë stabiliteti”.

“Ishte një vendim që e respektuam”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Ndryshe, argjentinasi pritet të kthehet në Barcelonë për një ndeshje lamtumirëse diku mes viteve 2024 dhe 2026. Ka shumë pak gjasa që ai të ribashkohet me klubin si lojtar aktiv. /Telegrafi/