LAJMI I FUNDIT:

Laporta e pranon se Barcelona nuk mund të nënshkruajë në afatin e janarit

Laporta e pranon se Barcelona nuk mund të nënshkruajë në afatin e janarit

Barcelona dukej se kishte një sërë operacionesh në listën e tyre për afatin kalimtar të janarit, por të gjitha ato do të duhet të anulohen nëse nuk mund të ndryshojnë rregullat e La Ligës.

Duke ditur se klubi ka të ngjarë t’i nënshtrohet edhe një herë rregullit 1:4 – duke qenë në gjendje të shpenzojë vetëm një të katërtën e asaj që kursen për shkak të të qenit në “të kuqen” – klubi kishte synuar të përdorte afatin e janarit për të nënshkruar sërish, ndërsa llogaritë e tyre ende tregojnë fitime.

Megjithatë, duket se këto rregulla, për të shpenzuar vetëm 25 për qind, do të zbatohen tashmë në janar dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

“Duhej të përdornim disa leva, të cilat ishin operacionet ekonomike që e shpëtuan klubin nga falimentimi dhe tani klubi është në rikuperim ekonomik, tani është i shëndetshëm me të ardhura të pritshme prej 1.225 miliardë euro, një fitim i buxhetuar gjithashtu për 274 milionë, por pavarësisht kësaj, sipas rregullave të Fair Play Financiar të ligës spanjolle, ne nuk mund të nënshkruajmë”, ka thënë Laporta.

Ai pranoi se ata dhe disa klube tjera po përpiqen të bindin presidentin e La Liga-s, Javier Tebas që t’i ndryshojë ato rregulla.

“Ne dhe disa klube të La Ligës po përpiqemi gjithashtu të bindim La Ligën që të jetë më fleksibël dhe të na lejojë lloje të tjera interpretimesh që mund ta bëjnë Barcelonën të forcohet edhe më shumë”, përfundoi presidenti i Barçës.

Real Betis, Valencia dhe Atletico Madrid janë penguar rëndë nga këto rregulla, duke çuar në shitje të mëdha në rastin e Los Che dhe shpenzime të pakta verore sipas standardeve.

Shanset e tyre për të ndryshuar mendjen e Tebas duken të pakta. Qoftë marrëveshja CVC apo kufijtë e pagave, Presidenti i La Ligës ka qenë vazhdimisht kundër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori