Lajme të mira për liderin

Ekipit nga Drenasi, i ishin dënuar me nga tre ndeshje moslojë, dy futbollistët shumë të rëndësishëm, Behar Maliqi dhe Isa Eminhaziri, pas ndëshkimeve me karton të kuq në ndeshje kundër Vëllaznimin, por pas ankesës që ka bërë klubi drenicas, Komisioni ka vendosur që dënimi të ulet në vetëm dy ndeshje, njofton faqja zyrtare e drenicasve në 'Facebook'.
Në bazë të njoftimit, Behar Maliqi dhe Eminhaziri do të mund të luajnë në ndeshjen e javës së 27-të, kundër Ferizajt.
Lajm i mirë për liderin është edhe rikthimi i kapitenit, Lapidar Lladrovci dhe i futbollistit, Burim Qorri, të cilët munguan në ndeshjen e fundit kundër Dritës, për shkak të kartonëve.
Në pikëpyetje mbetën vetëm dy lojtarë, Xhevdet Shabani dhe Egzon Gashi të cilët janë të lënduar.

Nga
Telegrafi
07/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































