LAJMI I FUNDIT:

La Liga, formacioni i sezonit deri më tani

La Liga, formacioni i sezonit deri më tani

Kampionati spanjoll është pranë fundit të pjesës së parë të sezonit, ndërsa nuk ka dyshime se Barcelona do të qëndrojë në krye të tabelës kur të fillojë pushimi dimëror.

Blaugranët i prijnë tabelës me nëntë pikë më shumë se pozita e dytë që mbahet nga Atletico Madridi dhe 13 pikë para pozitës së tretë, të cilën e mban Real Madridi.

Në 16 xhiro të zhvilluara, Barca ka regjistruar 15 fitore dhe vetëm një barazim (kundër Realit).



Më poshtë ju sjellim formacionin më të mirë të sezonit të deritanishëm në La Liga të përpiluar nga Goal.com (3-3-1-3):

Portier: Adrian (Betis).

Mbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid), Martin Demichelis (Malaga), Jordi Alba (Barcelona).

Mesfushorë: Patrick Ebert (Valladolid), Andres Iniesta (Barcelona), Luka Modric (Real Madrid).

Mesfushor ofensiv: Lionel Messi (Barcelona).

Sulmues: Iago Aspas (Celta), Radamel Falcao (Atletico Madrid), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).


Ndërsa ky është formacioni më i keq deri më tani këtë sezon (4-4-2):

Portier: Dani Aranzubia (Deportivo La Coruna).

Mbrojtës: Ximo Navarro (Mallorca), Gustavo Cabral (Celta), Borja Gomez (Granada), Jon Aurtenetxe (Athletic Bilbao).

Mesfushorë: Ander Iturraspe (Athletic Bilbao), Marti (Mallorca), Dani Estrada (Real Sociedad), Wakaso (Espanyol).

Sulmues: Joseba Llorente (Osasuna), Emilio Nsue (Mallorca).


/Telegrafi/