LAJMI I FUNDIT:

Kush është izraeliti që po paralajmëron se do ta rrëzojë qeverinë e Netanyahut?

Kush është izraeliti që po paralajmëron se do ta rrëzojë qeverinë e Netanyahut?

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka paralajmëruar se do ta rrëzojë qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu nëse anulohet sulmi i planifikuar ushtarak në Rafah të Gazës.

Bëhet e ditur se paralajmërimi i Smotrich vjen mes përpjekjeve në Egjipt për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe një armëpushim të mundshëm.


“Marrëveshja egjiptiane është një kapitullim poshtërues dhe u jep nazistëve fitore në kurrizin e qindra ushtarëve që ranë heroikisht në betejë”, tha Smotrich duke iu referuar Hamasit si “grup nazist”.

Sipas ministrit, kjo marrëveshje do të përfaqësojë “dënim me vdekje për pengjet dhe rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Hamasi njofton se kur do t'i përgjigjet propozimit izraelit për një armëpushim të mundshëm
Lexo po ashtu Hamasi njofton se kur do t'i përgjigjet propozimit izraelit për një armëpushim të mundshëm

“Nëse Netanyahu dorëzohet dhe e tërheq urdhrin për pushtimin e Rafahut, një qeveri e kryesuar nga ai nuk do të kishte më të drejtë të ekzistojë”, tha Smotrich.

“Marrja e Rafahut është thelbësore për shkatërrimin e Hamasit, rivendosjen e sigurisë përgjatë kufirit Izrael-Gazë dhe kthimin e pengjeve”, shtoi ai duke i bërë thirrje Netanyahut të tregojë guxim.

Ndryshe, qeveria e Netanyahut po përpiqet të bie dakord për një armëpushim me Hamasin përpara se të urdhërojë trupat të futen në Rafah.

Së fundmi, Hamasi ka njoftuar se do të shqyrtojë propozimin e izraelitëve dhe do të dal me një përgjigje brenda 48 orëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori