LAJMI I FUNDIT:

Kush është Gesko? – Artisti që premton shumë flet për fillimet e karrierës dhe planet: Bashkëpunimi me Taynën është projekti im më i suksesshëm deri tani

Kush është Gesko? – Artisti që premton shumë flet për fillimet e karrierës dhe planet: Bashkëpunimi me Taynën është projekti im më i suksesshëm deri tani

Jemi në prag të sezonit të verës dhe artistët shqiptarë tashmë kanë filluar me lansimin e projekteve të ndryshme muzikore.

Një i tillë ka ardhur vetëm pak ditë më parë duke u kthyer në një hit të menjëhershëm.


Bëhet fjalë për bashkëpunimin e reperes shqiptare Tayna me artistin e ri, Gesko, dyshja sollën “S’du me ni” këngë kjo që deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Foto: Gesko/Instagram

Gesko, emri i plotë i të cilit është Genc Shaqiri vjen nga qyteti i Gjilanit dhe prej kohësh është pjesë e kompanisë muzikore “Friends Entertainment”.

Genci është një këngëtar, producent dhe autor këngësh, ndërsa vjen në një intervistë për Telegrafin për të treguar për fillimet e karrierës, suksesin e bashkëpunimit me Taynan dhe planet për të ardhmen.

Foto: Gesko/Instagram

Telegrafi: Për ata që ende nuk të njohin kush është Gesko?

Gesko: Gesko prej që ka qenë fëmijë ka qenë shumë hiperaktiv edhe me shumë energji, jam rritur në një familje ku të gjithë janë shumë mbështetës dhe gjithmonë më kanë shtyrë me i ndjek ëndrrat që i kam patur edhe ëndrra ime ka qenë gjithmonë të merrem me muzikë edhe ja ku jam sot, ka shtatë vite që merrem me muzikë, jam producent/këngëtar/tekstshkrues.

Telegrafi: Si nisi rrugëtimi juaj në muzikë?

Gesko: Ëndrra dhe dëshira për me u marrë me muzikë ka qenë gjithmonë, por duke i përcjell yjet e muzikës në gjithë botën dhe duke krijuar dhe dëgjuar muzikë të mirë kjo me ka shty që ta marrë këtë rrugëtim pasi që e kam ndje veten gati që mundem me sjellë projekte shumë të mira për njerëzit.

Telegrafi: Krahas muzikës me çfarë merret tjetër Gesko?

Gesko: Hobi e kam edhe basketbollin, në fakt ëndrra e parë si fëmijë ka qenë të bëhem basketbollist, kam ushtruar dhe kam luajtur tre vite basketboll, po duke u rrit kom filluar të merrem me muzikën edhe nuk e kom vazhduar më, as tash nuk po e praktikoj shpesh por si hobi tjetër kisha thënë është basketbolli.

Telegrafi: Përveç si artist jeni edhe autor këngësh, me cilët artistë keni bashkëpunuar?

Foto: YouTube

Gesko: Po kom shkruar edhe vazhdoj të shkruaj edhe për tjerët edhe për veten, kam bashkëpunuar me shumë artistë si: Taynan, Dafina Zeqirin, Samanta Karavellon, Nora Istrefin, Enis Bytyqin, e të tjerë.

Telegrafi: Nga e merr inspirimin për tekste?

Gesko: Inspirimi për tekstet vjen natyrshëm, pasi që kaloj shumë kohë në studio dhe duke provuar projekte të reja, normal inspirohem edhe nga jeta, përditshmëria ime dhe të njerëzve që rrethohem.

Telegrafi: Numëroni disa projekte deri tani, cilin do ta veçoje?

Të gjitha lajmet nga Gesko
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gesko

Gesko: Deri tani kom diku nëntë videoklipe të publikuara dhe tre këngë pa videoklip, për mua janë të gjitha të mira, por nëse do e veçoja si projekt më të suksesshëm është projekti i fundit me Taynën.

Telegrafi: Si erdhi deri te bashkëpunimin me Taynën?

Gesko: Me Taynën ka vite që njihemi dhe që kemi bashkëpunuar në studio për projekte, ideja për ta realizuar një bashkëpunim është prej kohësh, por deri sa kemi gjetur projektin e duhur prandaj ka marrë kohë deri tash.

Telegrafi: Sa jeni të kënaqur me suksesin e këtij bashkëpunimi?

Gesko: Jam shumë i kënaqur nga ky projekt, çdo ditë po dëgjohet më shumë, çdo ditë marrë mesazhe nga njerëzit, e kisha cilësuar si projektin me më së shumti sukses deri tani për mua.

Telegrafi: A do të jeni të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore gjatë sezonit veror?

Gesko: Përderisa këngët e mia dëgjohen edhe njerëzit i duan dhe i kërkojnë besoj se do të jem i angazhuar edhe me koncerte.

Foto: Gesko/Instagram

Telegrafi: Cilat janë planet për të ardhmen?

Gesko: Kam shumë këngë të përfunduara që pres me i lansu të gjitha, por projekti i ardhshëm do të jetë një bashkëpunim tjetër shumë i mirë që besoj që do të pëlqehet nga publiku.

Telegrafi: Faleminderit për intervistën, për fund cili do të ishte mesazhi juaj për fansat tu dhe lexuesit e Telegrafit?

Gesko: Unë do të doja t’i falënderoja të gjithë ata që më ndjekin dhe e dëgjojnë muzikën që unë e krijoj dhe ju them se do të ketë shumë projekte të mira në vazhdim kështu që le të rrinë gati me shiju muzikë të mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori