Në ndeshjen Bursaspor (Turqi) - 2 Korriku (Kosovë) , fëmijët nga Kosova barazojnë rezultatin në 1-1 nga goditja e dënimit, dhe gjatë festimit të golit, turqit organizojnë lojën duke e kthyer rezultatin në avantazh, në 2-1.

Fale “bujarisë” së skuadrës turke, ata lejojnë që të ribarazohet rezultati, duke mos reaguar në sulmin e shqiptarëve.


Por, për ta bërë më interesant, lojtari i 2 Korrikut nuk mundi ta shfrytëzojë rastin – madje duke e huqur keq rastin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, së paku sipas përshkrimit në video, thuhet se, në fund të ndeshjes gjysmëfinale, skuadra e 2 Korrikut kishte dalë fituese.

Megjithatë, në finale, skuadra e 2 Korrikut ka shënuar humbje nga ekipi spanjoll, Athletic Bilbao. /Telegrafi/

telegrafi sport app