Kuka porosit politikanët të interesohen për Majlindën, jo vetëm kur duan foto pas sukseseve

Kuka ka shkruar se askush nuk po pyet për gjendjen e kampiones së dyfishtë të botës Majlinda Kelmendit duke treguar se ajo është mjaftë mirë.
“Rehabilitimi i Kampiones së dyfishtë Botërore po ecën me sukses,e njerëzit që aq shumë kanë vrapuar për foto e pritje të saj,shumica e tyre as nuk kanë gjet kohë për të pyetur për gjendjen e saj shëndetësore,nuk ndalemi ne kurrë mos harroni Titujt i kemi fituar me djersë e përkushtim!”, shkroi Kuka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































