iç merr vesh gazeta “Zëri”, në edicionin e ardhshëm ngjyrat e kësaj skuadre do t’i mbrojë Besnik Krasniqi, i cili po shkëlqen me Istogun, dhe ishte njëri prej futbollistëve më të dalluar në Superligë në këtë sezon.

Po ashtu, gazeta ka mësuar se prishtinasit tashmë kanë arritur marrëveshje edhe me futbollistin e Dritës, Alban Shillova. Me kaq përforcimet nuk do të marrin fund në Hajvali, por mund të mbetet pa Arbër Prekazin e Mërgim Pevqelin, që janë në bisedime me Partizanin e Tiranës.


Pevqeli mund të kalojë edhe te Shkëndija e Tetovës. “Zëri” mëson se Përparim Islami është shumë afër Kukësit.

telegrafi sport app