LAJMI I FUNDIT:

Kosova vazhdoi stërvitjet, flasin Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala

Kosova vazhdoi stërvitjet, flasin Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala

Kosova po vazhdon stërvitjet në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë ku futbollistët që edhe sot kanë vazhduar me përgatitje me intensitet të lartë para ndeshjes të së enjtes kundër Maltës.

Edhe në këtë stërvitje, shtabi teknik punoi në shumë pika, si presingu,  qarkullimi i topin mirë me theks mesfusha dhe sulmet e rrufeshme.


Si zakonisht nuk kanë munguar as provat nga gjuajtjet e lira si dhe pika e bardhë.

Stërvitjet e sotme e ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE Mirsad Çollaku e Bekim Rexhepi.

Pas stërvitjes tre futbollistë folën për atmosferën dhe punë.

Valon Berisha i kthyer pas disa ndeshjeve mungesë, ka thënë është i lumtur me rikthimin.

“Në radhë të parë jam i lumtur që pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare gati u bënë një vit”.

“Jemi duke u  përgatitur mjaft mirë dhe unë besojë se do të shënojmë fitore, por as sesi nuk mendojë se do ta kemi të lehtë, Kemi një atmosferë të mirë dhe po punohet me përkushtim”, deklaroi ai.

Mesfushori Herolind Shala, beson që janë më të mirë se Malta.

“Jam duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe stërvitjet janë duke shkuar mjaft mirë. Si grup po funksionon mirë dhe askush nuk po mendon për asnjë rezultat tjetër veç fitores”.

“Mendoj se nuk ka ndeshje të lehta, por mendoj se jemi më të mirë”, ka thënë Shala.

Edhe Hekuran Kryeziu, ka thënë se atmosfera është e mirë, ndërsa ka lavdëruar bashkëpunimin.

“Jemi duke stërvitur me intensitet të lartë, ndërkaq që kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë brenda grupit”.

“Kemi një bashkëpunim të mirë dhe po e qarkullojmë topin shumë mirë. Unë besojë dhe shpresojë në rezultat pozitiv”, deklaroi Kryeziu.

Kosova do të luajë me Maltën të enjten në ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori