LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-20, pjesëmarrëse në një turne në Maqedoninë Veriore

Kosova U-20, pjesëmarrëse në një turne në Maqedoninë Veriore

Basketbollistët e Kosovës U-20 (meshkujt) nga 21 deri më 23 qershor do të marrin pjesë në një turne në Maqedoninë Veriore.

Në këtë turne marrin pjesë Maqedonia Veriore, Kosova, Rusia dhe Mali i Zi.


“Dardanët” e rinj më 21 qershor do të luajnë ndaj Rusisë, një ditë më pas ndaj Maqedonisë Veriore dhe më 23 qershor kundër Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në Shkup, Kosova do t’i zhvillojë edhe katër stërvitje.

Djelmoshat e Ibrahim Karabegut më 7 qershor kishin zhvilluar një miqësore me Maqedoninë Veriore, duke pësuar në Mavrovë me rezultat 68:67, edhe pse zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë.

Kosova nga 12 deri më 21 korrik do të jetë pjesëmarrëse e Kampionatit Evropian, Divisioni B, që do të mbahet në Portugali.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Kosova U-20 ka filluar më parë stërvitjet dhe po përgatitet maksimalisht për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Portugali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori