Por peshëngritja kosovare, që është në hapat e parë të zhvillimit, së fundi nuk është trajtuar njëjtë me peshëngritjen e vendeve të tjera.

Peshëngritësi Arbnor Krasniqi ka qëndruar në Tbilisi të Gjeorgjisë, por nuk ka garuar në kampionatin evropian të peshëngritjes, që edhe ishte qëllimi i vizitës së tij në këtë vend.


Krasniqi, që është dashur të jetë garuesi i vetëm i Kosovës në evropian, nuk ka garuar, pasi organizatori i kampionatit Kosovën nuk e ka trajtuar njëjtë me vendet e tjera, shkruan sot "Koha Ditore".

Mbi tribunën ku janë zhvilluar garat kanë qenë të vendosur flamujt e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në evropian, me përjashtim të flamurit të Kosovës.

Delegacioni kosovar që përbëhej nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Peshëngritjes, Astrit Hasani dhe trajneri Ilir Kafarani kanë insistuar që të vendoset flamuri i Kosovës dhe që Kosova të trajtohet njëjtë si shtetet e tjera, transmeton Koha.net.

Megjithatë, organizatori nuk ka lëshuar pe dhe kështu Kosova me gjithë pjesëmarrjen nuk ka garuar në evropianin e 94-t të Evropës që nisi më 10 prill e do të përfundojë më 18 prill.

Krasniqi është dashur të garojë të dielën nga ora 11:00, por është kthyer të hënën në mëngjes në Kosovë pa e sprovuar forcën e tij.

Ai është dashur të garojë në kategorinë deri 69 kilogramë. 

telegrafi sport app