Sabri Curri (100kg) dhe Alban Delija (69kg) kanë rrëmbyer medalje të artë, Gani Alili, Drilon Syla, Ramiz Huneli dhe Almir Veseli kanë fituar medalje të agjentë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Ferat Ramadani, është shprehur i lumtur me suksesin dhe rezultatet e arritura të garuesve tonë në këtë turne ndërkombëtar.


Këtë eveniment të mundjes, në të cilën morën pjesë garues të mëdhenj evropiane, nga e ka përcjell edhe kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK), Naim Muja.

“Turneu ka qen mjaft i fortë, kurse mundësit tonë kanë treguar kualitet në të lartë. Kjo ndikoi që në fund të marrim edhe shumë medalje. Me suksesin jam i kënaqur dhe i përgëzoi reprezentuesit”, tha Muja.

Ndryshe, i pari i FMK-së, pas turneut ka pasur edhe disa takime me zyrtar të lartë të sportit qipriot si dhe federatës së mundjes të këtij vendi. “Bisedat ishin konstruktive dhe shumë të kënaqshme nga dyja palët. Kryesisht biseduam për bashkëpunim në të ardhmen”, deklaroi Muja. Reprezentacionin kosovar deri në fund të këtij viti e presin edhe disa turne ndërkombëtar. /Telegrafi/Kosovapress/

telegrafi sport app