Gara u zhvillua gjatë tre ditëve të kaluara, 8,9 dhe 10 maj në Salzburg të Austrisë, ku pjesëmarrësit treguan aftësitë e tyre në tre kategori.

Dje ishte edhe finalja e madhe, ku nga 46.000 garuesit paraprak të pranishëm ishin 200 më të mirët, përfshirë edhe tre garuesit nga Kosova.


Albion Ukaj ishte pjesëmarrës në kategorinë e akrobacionit, Ajet Basholli në distancën më të largët dhe Luan Musaj në qëndrimin më të gjatë në ajër.

Nga 200 pjesëmarrësit, këto ishin rezultatet finale:

Distanca më e largët:
1. Veselin IVANOV (BUL) - 53,22 metra
2. Jovica KOZLICA (CRO) - 51,22 m
3. Yuki KAJIYA (JPN) - 50,05 m

Akrobacioni më i mirë:
1. Avedis TCHAMITCHIAN (LBN) - 50 pikë
2. Tomasz CHODYRA (POL) - 47
3. Ryan NACCARATO (USA) - 46

Qëndrimi me i gjatë në ajër:
1. Karen HAMBARDZUMYAN (ARM) - 14,36 sekonda
2. MA IENG (HKG) - 13,76
3. Yohei HAYASHI (JPN) - 12,18

Duke klikuar këtu mund të gjeni edhe videot dhe pamjet e garës, përfshirë edhe performancën e pjesëmarrësve nga Kosova. /Telegrafi/ 

rb2

rb3

rb4

rb1

telegrafi sport app