Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të pingpongut

Në përbërje të delegacionit, të ftuar nga organizatori do të jenë edhe dy gjyqtarët më të mirë ndërkombëtarë nga Kosova, Jeton Beqiri dhe Abedin Bahtiri, ndërsa delegacionit do t’i prijnë Nehat Çitaku, kryetar i FPPK-se dhe Afërdita Fazlija, zv. drejtoreshë e Departamentit të Sportit, të cilët do të jenë delegatë në Kongresin e ETTU-së, që mbahet më 26 shtator.
Ky kampionat përveç tjerash do të jete kualifikues për Lojërat Evropiane (Lojërat Olimpike Evropiane), të cilat do të organizohen për herë të parë në Baku të Azerbajxhanit në vitin 2015. /Tribuna/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































