Kosova konfirmon pjesëmarrjen në Jordani

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka vendosur të pranojë ftesën e Federatës së Basketbollit të Jordanisë, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga FBK-ja.
Turneu do të mbahet nga 5 deri më 11 gusht, kurse Përfaqësuesja e Kosovës gjatë këtij muaji pritet t'i fillojë përgatitjet.
Kosova në këtë turne do të udhëhiqet nga Arben Krasniqi. Për Kosovën kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë turne, pasi herën e parë ishte në vitin 2006 dhe përfundoi e katërta.
"Bordi ka vendosur ta pranojë ftesën e Federatës së Basketbollit të Jordanisë për reprezentacionin A për të marrë pjesë në kupën e mbretit Abdullah që do të mbahet gjatë muajit gusht", ka thënë sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.






















































