Ky i fundit garoi në disiplinën 50 metra, stil i lirë, me kohë 27.00 sekonda. Kështu, ai përfundoi në vendin e 60-të të renditjes, respektivisht në pozitën e fundit.

“Baku 2015” ishte ngjarja e parë e madhe sportive në të cilën Kosova u paraqit si shtet i barabartë me vendet tjera evropiane.


Në këto Lojëra Evropiane vendin tonë e kanë përfaqësuar 18 garues, pjesa dërmuese prej të cilëve kanë regjistruar rezultate shumë të këqija, duke përfunduar kryesisht në vendet e fundit. Por, edhe kësaj here ka qenë sporti i xhudos, ai i cili sadopak i nxori nga kriza katastrofale e rezultateve reprezentuesit kosovarë.

Kjo pasi Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 57 kg, duke mos e lënë Kosovën duarthatë. Ndër sportistët tjerë që e përfaqësuan diç më mirë Kosovën në “Baku 2015” ishte edhe karateisti Alvin Karaqi, i cili e ka zënë vendin e katërt në kategorinë e tij, e po ashtu boksieri Armend Xhoxhaj, që hyri në mesin e tetë më të mirëve, por deri diku edhe xhudistja Distria Krasniqi.

Të tjerët duhet ta harrojnë sa më parë pjesëmarrjen katastrofale të tyre në Lojërat Evropiane dhe të fillojnë menjëherë me përgatitje shumë serioze për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ku nuk do të kenë çka të lypin nëse ia mësyjnë siç kanë shkuar në “Baku 2015”, ku sigurisht se e kanë kuptuar se sa shumë punë kanë para vetës për të bërë.

telegrafi sport app