LAJMI I FUNDIT:

Kosova fiton dy medalje në Kampionatin Ballkanik

Kosova fiton dy medalje në Kampionatin Ballkanik

Dy medalje i kanë fituar karateistët kosovarë në Kampionatin Ballkanik për seniorë që të shtunën e të dielën u mbajt në Stamboll të Turqisë. Të shtunën, medalje të argjendtë fitoi Durim Haziri, ndërsa të dielën Orges Arifi fitoi medalje të bronztë.

Kosova në ballkanik u paraqit me nëntë karateistë. Haziri vendin e dytë e zuri në luftëra, në kategorinë mbi 84 kilogramë. Mposhti një turk, një maqedonas, një boshnjak, një malazez, ndërsa në finale u mposht 6:0 nga serbi Slobodan Biteviq, ish-kampion i botës, shkruan sot Koha Ditore.

Orges Arifi garoi në kategorinë deri 60 kilogramë. Ai javë më parë fitoi medalje të bronztë në evropianin për të rinj. Medalje me shkëlqim të njëjtë fitoi edhe në ballkanikun për senior. Fitoi tri luftëra para se të ndalej në gjysmëfinale nga një turk, ndërsa më pas mposhti një maqedonas për të zënë vend në podium. Prej karateistëve kosovarë plasman patën vetëm edhe Alvin Karaqi që u rendit i shtati në kategorinë deri 84 kilogramë si dhe Fortesa Orana që u rendit e nënta në kategorinë deri 68 kilogramë.


Me një medalje të argjendtë e një të bronztë, Kosova u rendit e shtata në plasmanin e përgjithshëm, pas Turqisë, Serbisë, Maqedonisë, Kroacisë, Malit të Zi e Bosnjës. La pas Slloveninë, Rumaninë, Bullgarinë e Shqipërinë.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori