Në anën tjetër, Kosova U-20 në Kampionatin Evropian do të garojë në Grupin B të Divizionit B, bashkë me Malin e Zi, Gjeorgjinë, Luksemburgun dhe Portugalinë. Pikërisht ndaj portugezëve kosovarët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të enjten prej orës 20:15. Garat e këtij divizioni zhvillohen në Hungari, ku tashmë ka zbritur edhe ekipi kosovar, i përgatitur maksimalisht.

“Përgatitjet kanë filluar qe dy muaj dhe kanë shkuar sipas planprogramit të paraparë, kështu që nuk kemi asnjë problem që mund të evidentohet”, ka deklaruar përzgjedhësi Ilir Selmani.


Ai beson se djelmoshat e tij do ta përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre në Hungari. “I kemi zhvilluar tri ndeshje kontrolluese, të cilat na kanë shërbyer të komponohemi. Kështu që besoj se në Hungari do ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë”, ka theksuar ai.

Ngjyrat e Kosovës në Kampionatin Evropian U-20, në Grupin B të Divizionit B do t’i mbrojnë këta dymbëdhjetë basketbollistë të Selmanit: Musab Mala, Lori Kllokoqi, Leonard Mekaj, Ujkan Karanez, Eris Nushi, Agon Selmani, Blendi Kadushi, Mërgim Jakupi, Burim Zekiqi, Samir Zekiqi, Arian Mehmeti dhe Mirza Muriq.

telegrafi sport app