LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e Austrisë është ‘Made in Red Bull’ – tetë lojtarët kryesorë janë rritur në klubin që financohet nga pija e njohur energjike

Kombëtarja e Austrisë është ‘Made in Red Bull’ – tetë lojtarët kryesorë janë rritur në klubin që financohet nga pija e njohur energjike

Jonathan Soriano është spanjoll, ndërsa kulmin e karrierës së tij e kishte arritur me RB Salzburgun.

Ai tregon se si do të kishte dëshirë të luante për Austrinë. Madje Federata e Futbollit të Austrisë i kishte bërë kërkesën për shtetësi, por nuk mundi të luajë, pasi kishte luajtur me Spanjën U21.


Në një analizë për Marca-n, Soriano tregon se si Red Bull me klubin në Salzburg, ka ndihmuar shumë që futbollit në këtë vend të rritet.

“Unë i pashë që luanin me rehati dhe fitorja kundër Maqedonisë së Veriut do t’u japë besim. Ata dinë të luajnë dhe janë agresivë pa top”.

“Unë u përballa me Franco Fodan (përzgjedhësin e Austrisë) disa herë kur ai ishte duke menaxhuar Sturm Grazin dhe ai është një trajner që më pëlqen. Ai ka filozofinë e Red Bullit, sulmon dhe luan futboll shumë vertikal”, tregon spanjolli.


Tetë lojtarët që u rritën nga RB Salzburg dhe analiza e tyre sipas Sorianos

Përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar tetë lojtarë te Austria, që kanë luajtur më parë në Salzburg. ish futbollisti Soriano është ndalur te secili lojtarë, duke shpjeguar aftësitë e secilit.

Marcel Sabitzer është ndoshta ai që është rritur më shumë, ndërsa tani luan te RB Leipzig.

Martin Hinteregger është qendërmbrojtësi i majtë: elegante, i fortë, i shpejtë, di të pasoj mirë edhe topa të gjatë … Edhe ai një lojtar i dal nga akademia e këtij klubi.

Stefan Lainer është gjithë zemra. Mangësitë teknike janë plotësuar me kurajo, forcë dhe punë. Andreas Ulmer ka luftuar shumë që të jetë këtu.

Xaver Schlager ka cilësi të pastra në mesfushë. Ai ishte një kampion i Ligës së të Rinjve me Red Bull.

Stefan Ilsanker, është më ndryshe, pasi luan me muskuj. Prania e tij është e dobishme në minutat e fundit.

Valentino Lazaro ishte mrekulli kur ishte fëmijë, pasi doli si 15-16 vjeçar. Ai ishte i shpejtë dhe kishte shumë teknikë, por ka pësuar ndryshime të menjëhershme në futbollin elitar.

Konrad Laimer gjithashtu është ngjitur shumë i ri te Red Bull. Ai është i shpejtë, agresiv, ka shumë përqendrim dhe ka fituar cilësi.

David Alaba nuk kishte luajtur me Sorinaon në Salzburg, por sipas tij meriton një kapitull të veçantë.

Luaj aty ku nevojitet. Ai është lojtari më i mirë dhe në Austri bën ndryshimin.

“Deri ku mund të shkojnë Austria? Varet nga shorti. Nëse ata kanë short të barabartë në raundin e dytë, ata mund të befasojnë të gjithë”, ka thënë Soriano.

Austria është në grup Maqedoninë e Veriut, Holandën dhe Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori