Klubi suedez gjen zbrazëti të madhe në rregullin e pozicionit jashtë loje


Klubi suedez që luan në nivelin e tretë të ligës - Torns IF ka gjetur një zbrazëti në rregullin e pozicionit jashtë loje. Është kaq flagrante sa thuhet se Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit po punon për një zgjidhje për të parandaluar që kjo të ndodhë.
Torns IF ka gjetur një pjesë në rregulloren zyrtare të futbollit: "Një lojtar është në pozicion jashtë loje në momentin që topi luhet ose preket* nga një tjetër shok i skuadrës [...] *pika e parë e kontaktit të 'luajturit' ose 'prekja' e topit".
Fjala kyçe këtu është kontakti i parë me topin nga një lojtar.
Në shumicën e rasteve, një pozicion jashtë loje akordohet pas një pasimi; kur kaloni topin, është pothuajse gjithmonë një veprim i menjëhershëm. Por, ju mund ta mashtroni sistemin nëse vononi pasimin.
Shembulli i skuadrës suedeze: "Supozoni se e vendosni topin në atleten tuaj dhe e mbani aty për 10 sekonda dhe vetëm më pas e kaloni topin (pa e lëshuar). Kjo është ende një prekje, por pika e parë e kontaktit ishte 10 sekonda më parë. Ndërkohë, shoku juaj i skuadrës mund të futet në pozicionin më të hapur jashtë loje, por ligjërisht të qëndrojë brenda (pozicionit për lojë)".
Torns IF ka thënë se në praktikë, nuk është edhe aq e vështirë për t'u ekzekutuar. Shembulli që përdorën më sipër nuk është i ekzagjeruar sepse edhe një vonesë prej një ose dy sekondash mund ta bëjë këtë të funksionojë. /Telegrafi/











































