LAJMI I FUNDIT:

Klubet e mëdha angleze duan Pepen

Klubet e mëdha angleze duan Pepen

Sulmuesi i Lille, Nicolas Pepe pëlqehet shumë nga klubet e mëdha angleze të Ligës Premier.

Pepe është duke shkëlqyer me fanellën e Lille dhe duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në Ligue 1.


Paraqitjet e tij të mira me klubin francez kanë bërë që klubet e mëdha angleze si Arsenali, Manchester Unitedi dhe Chelsea të duan shërbimet e tij.

Vazhdon gara e nxehtë për Këpucën e Artë - Messi i pari, Mbappe i dyti dhe Ronaldo i 11-ti  
Lexo po ashtu Vazhdon gara e nxehtë për Këpucën e Artë - Messi i pari, Mbappe i dyti dhe Ronaldo i 11-ti  

Megjithatë, Pepe ka refuzuar të flas rreth të ardhmes së tij me Lille, duke thënë se duhet ta presim fundin e sezonit.

“Ne nuk mund të flasim për këtë, sezoni nuk ka mbaruar akoma”, ka thënë fillimisht Pepe për beIN Sports.

“Sapo të përfundojë sezoni, ne do të jemi në gjendje të flasim për këtë, por jo tani”, përfundoi sulmuesi i Lille.

Ndryshe, 23-vjeçari i talentuar ka shënuar 21 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat këtë sezon dhe vlerësohet 75 milionë euro. /Telegrafi/