Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është duke i pri garës për golashënuesin më të mirë të vitit apo Këpucën e Artë duke lënë shumë mbrapa rivalin e përhershëm Cristiano Ronaldon.

Edhe në këtë vit po zhvillohet garë e nxehtë për golashënuesin më të mirë të vitit.

Megjithatë, fituesi në fuqi, Messi është më së afërmi ta fitojë edhe këtë vit Këpucën e Artë pasi po prinë garën me 33 gola apo 66 pikë të mbledhura.

Statistikat e Mbappes janë shumë më të larta se sa të Messit në të njëjtën moshë Statistikat e Mbappes janë shumë më të larta se sa të Messit në të njëjtën moshë

I vetmi që është duke e rivalizuar yllin e Barcelonës është talenti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili deri tani ka shënuar 30 gola dhe ka 60 pikë.

Sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella zë vendin e tretë me 22 gola apo 44 pikë, ndërsa në vendin e katërt renditet Mbaye Diagne i Galatasarayt me 28 gola të shënuara, por me vetëm 42 pikë apo në Turqi koeficienti i golave është 1.5.

Mbappe, Messi dhe Ronaldo (Foto: Getty/Goal)

Ronaldo momentalisht renditet në pozitën e 11-të me vetëm 19 gola apo 38 pikë, po aq sa kanë edhe Sergio Aguero, Mohamed Salah, Nicolas Pepe dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Telegrafi më poshtë ua sjell 15 golashënuesit më të mirë deri më tani:

1.Lionel Messi | Barcelona | 33 gola (66 pikë)

2.Kylian Mbappe | PSG | 30 gola (60 pikë)

3.Fabio Quagliarella | Sampdoria | 22 gola (44 pikë)

4.Mbaye Diagne | Kasimpasa/Galatasaray | 28 gola (42 pikë)

5.Luis Suarez | Barcelona | 21 gola (42 pikë)

6.Robert Lewandowski | Bayern Munich | 21 gola (42 pikë)

7.Krzysztof Piatek | Genoa/AC Milan | 21 gola (42 pikë)

8.Karim Benzema | Real Madrid | 21 gola (42 pikë)

9.Duvan Zapata | Atalanta | 21 gola (42 pikë)

10.Luuk de Jong | PSV | 27 gola (40.5 pikë)

11.Cristiano Ronaldo | Juventus | 19 gola (38 pikë)

12.Sergio Aguero | Manchester City | 19 gola (38 pikë)

13.Mohamed Salah | Liverpool | 19 gola (38 pikë)

14.Nicolas Pepe | Lille | 19 gola (38 pikë)

15.Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 19 gola (38 pikë)

/Telegrafi/