Jurgen Klopp e ka lavdëruar Liverpoolin për paraqitjen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, në sfidën që e fituan me rezultat 5-0.

Diogo Jota shënoi het-trik në Bergamo, ndërsa Mohamed Salah dhe Saido Mane hynë në listën e golashënuesve.


“Ishte një paraqitje për të cilën kishim nevojë. Djemtë e mi bënë një lojë të mrekullueshme, mbrojtja dhe sulmi ishin të jashtëzakonshëm”.

liver scaled (Foto: Twitter/Liverpool FC)

“Organizimi në mesfushë, dëshira, zgjuarsia. Top nivel, vija e fundit bënte presion duke e ditur për kërcënimin që mund të shkaktojë Atalanta”.

“E fiton një ndeshje 5-0, mund të shënosh gola të tjerë, por portieri ynë u desh t’i bënte tri pritje të klasit botëror. Në përgjithësi, ndeshje shumë e mirë”, ka theksuar Klopp për BT Sport.

Liverpool është në krye të Grupit D me nëntë pikë nga tri ndeshje, ndërsa ndiqet nga Atalanta dhe Ajaxi me nga katër pikë dhe Midtjyllandi që ndodhet në fund të grupit pa pikë. /Telegrafi/

liver2 (Foto: Twitter/Liverpool FC)

telegrafi sport app