LAJMI I FUNDIT:

Klopp ka blerë vilën prej 4 milionë eurove, një fqinj i tij zbulon se ku do të shkoj gjermani

Klopp ka blerë vilën prej 4 milionë eurove, një fqinj i tij zbulon se ku do të shkoj gjermani

Tifozët e futbollit në Evropë u tronditën kur Jurgen Klopp njoftoi dy ditë më parë se do të largohej nga pankina e Liverpoolit në fund të sezonit.

Klopp përmendi ngopjen si arsyen kryesore për një vendim të tillë dhe deri në fund të sezonit ai do të përpiqet të vulosë qëndrimin e tij nëntëvjeçar në Anfield duke fituar titullin e Angli.


Mediat në ishull tani po shkruajnë për të ardhmen e Klopp dhe një histori interesante ka zbuluar ish-futbollisti Mark Lawrenson, i cili thotë se Klopp dhe gruaja e tij do të transferohen në Mallorca të Spanjës.

Roma ëndërron emërimin e Kloppit pas largimit nga Liverpool
Lexo po ashtu Roma ëndërron emërimin e Kloppit pas largimit nga Liverpool

Në këtë ishull, një ekspert gjerman bleu më pak se dy vite më parë një vilë për 4 milionë euro, të cilën aktualisht është duke e rinovuar tërësisht, si dhe të gjithë pronën prej 5 mijë metrash katrorë.

“Nuk jam i sigurt nëse më lejohet ta them këtë, por Klopp po ndërton një vilë të madhe në Mallorca. Ulla, gruaja e tij, është përgjegjëse për gjithçka në lidhje me të, dhe ai është ankuar vetëm për vonesën në kryerjen e punës. Kur të ketë mbaruar gjithçka, ai do të tërhiqet atje për një kohë,” tha Lawrenson, i cili zotëron një shtëpi pranë rezidencës së re të Klopp dhe do të jenë fqinjë, raporton Daily Mail.

Klopp bleu një vilë në Mallorca nga biznesmeni zviceran Rolf Knie, dhe vendosi ta restauronte plotësisht dhe gjithçka u kthye në një kantier të madh ndërtimi.

Pep Guardiola jep një deklaratë emocionuese për largimin e Klopp nga Liverpooli
Lexo po ashtu Pep Guardiola jep një deklaratë emocionuese për largimin e Klopp nga Liverpooli

Gjatë vizitës në Mallorca, Klopp po qëndron në një hotel aty pranë, por kjo do të ndryshojë kur të përfundojë së shpejti rinovimi.

Klopp tha të premten se dëshiron të provojë të jetojë një jetë normale pas largimit nga Liverpool dhe njoftoi se do të jetë i papunë për të paktën një vit.

“Pa klub, pa punë vitin e ardhshëm dhe nuk do të marr kurrë një klub tjetër anglez, mund ta premtoj këtë. Edhe nëse nuk kam asgjë për të ngrënë, nuk do të ndodhë”, tha Klopp.

Klopp tani dëshiron të kalojë kohë me gruan e tij Ulla, me të cilën është i martuar që nga viti 2005.

Mediat e ndryshme e lidhin gjermanin me një nga dy skuadrat më të mëdha në Spanjë, Barcelonën dhe Real Madirdin/Telegrafi/ 

@off_the_ball

🗣️ ‘I can tell you now, it’s not a ‘nice’ gaff, it’s an absolutely fabulous gaff!’ #JürgenKlopp might not be too pleased that his new neighbour #MarkLawrenson is sharing the details of his fancy new #Mallorca home! | 😆 #LFC #OffTheBall #Football

♬ original sound – offtheball

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori