LAJMI I FUNDIT:

Kjo është situata e grupit të Kosovës, gjasat janë ende

Kjo është situata e grupit të Kosovës, gjasat janë ende

Kosova ka marrë barazimin e katërt nga pesë ndeshje deri tash në kualifikimet për “Euro 2024”, duke barazuar 2-2 me Zvicrën lider të grupit.

Pas pesë xhirosh në këtë grup, Kosova është e parafundit dhe ka katër pikë të tubuara.


Megjithatë gjasat për arritjen e dy pozitave të para ekzistojnë matematikisht.

Super Vedat Muriqi, Kosova merr barazim ndaj Zvicrës në kohën shtesë
Lexo po ashtu Super Vedat Muriqi, Kosova merr barazim ndaj Zvicrës në kohën shtesë

E para mbetet Zvicra me 11 pikë. Rumania është e dyta me nëntë e Izraeli i treti me tetë.

Bjellorusia është e katërta me katër, aq sa ka edhe Kosova në vendin e pestë, ndërsa në fund është Andorra me vetëm dy pikë.

Dy ekipet e para shkojnë në “Euro 2024”. Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan si mysafire e Rumanisë. /Telegrafi/