LAJMI I FUNDIT:

Kishte luftuar në Bosnje në krah me forcat serbe, ish-oficeri i GRU-së ruse Igor Girkin bën thirrje për aneksimin e Kazakistanit

Kishte luftuar në Bosnje në krah me forcat serbe, ish-oficeri i GRU-së ruse Igor Girkin bën thirrje për aneksimin e Kazakistanit
Igor Girkin, djathtas, duke dhënë intervistë për një medie ruse

Trazirat në Kazakistan dhe vendosja e menjëhershme e trupave ruse mund të duket si një situatë e paqartë në ish-republikën sovjetike.

Lidhur me këtë, ish-oficeri i Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), Igor Girkin duke folur në një studio televizive për krizën në këtë vend, paraqet idetë e tij radikale për një vend që po përballet me një destabilitet serioz.


Girkin thotë se askush nuk ka nevojë për një Kazakistan të madh dhe se Rusia duhet të aneksojë një të tretën e territorit të tij të banuar nga rusë etnikë.

“Ne duhet të aneksojmë një të tretën e territorit të saj, të banuar nga rusët etnikë dhe të krijojmë një qeveri besnike”, tha Girkin.

Ai është një veteran i ushtrisë ruse, i cili pati rol kyç në aneksimin e Krimesë dhe më vonë drejtoi grupet ushtarake të Donetskut në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Në vitet ’90-ta, Girkin iu bashkua forcave serbe në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës si vullnetar. Luftoi në Vishegrad, ku ushtarët serbë, nën komandën e kriminelit të dënuar të luftës Millan Lukiq, dogjën të gjallë civilë boshnjakë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Gazeta britanike Mirror: Vladimir Putin po dërgon fshehurazi trupa të forcave speciale 'Spetsnaz' dhe njësi të GRU-së në Kazakistan
Lexo po ashtu Gazeta britanike Mirror: Vladimir Putin po dërgon fshehurazi trupa të forcave speciale 'Spetsnaz' dhe njësi të GRU-së në Kazakistan

Si një vullnetar i lidhur me shërbimet e inteligjencës shtetërore ruse, Girkin ishte bashkëluftëtar i vrasësve të Llukiqit.

Autoritetet ukrainase e kanë akuzuar Girkinin për terrorizëm. Bashkimi Evropian e sanksionoi atë për rolin e tij udhëheqës në konfliktin e armatosur në Ukrainën lindore. Autoritetet ukrainase e kanë identifikuar si kolonel në pension të GRU-së.

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian

Azia
Kalo në kategori