LAJMI I FUNDIT:

Gazeta britanike Mirror: Vladimir Putin po dërgon fshehurazi trupa të forcave speciale ‘Spetsnaz’ dhe njësi të GRU-së në Kazakistan

Gazeta britanike Mirror: Vladimir Putin po dërgon fshehurazi trupa të forcave speciale ‘Spetsnaz’ dhe njësi të GRU-së në Kazakistan

Gazeta britanike “Mirror” ka shkuar se presidenti rus Vladimir Putin po dërgon fshehurazi mijëra trupa të forcave speciale “Spetsnaz” në Kazakistan për të tentuar të shkatërrojnë protestat vdekjeprurëse.

Shumica nga 2,500 trupat e dërguara tashmë janë “Spetsnaz” ose të lidhur me Shërbimin Ushtarak të Inteligjencës (GRU) dhe 5,000 të tjerë që do të dërgohen së shpejti janë gjithashtu forca speciale ose trupa ajrore.


Ushtarët elitë po dërgohen gjoja si pjesë e një force paqeruajtëse rajonale të udhëhequr nga Moska nga vendet ish-sovjetike, por kanë një reputacion për agresion.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev pretendoi se “terroristët e trajnuar nga të huajt” ishin përgjegjës për trazirat, duke i hapur rrugën një shtypjeje të pamëshirshme.

Ai paralajmëroi se i ka dhënë një urdhër “të qëllojnë për të vrarë” policisë dhe ushtrisë së tij, më shumë se 20 prej të cilëve janë masakruar, tre prej të cilëve u janë prerë koka, gjatë trazirave.

Komandanti rus Andrey Serdyukov që kishte hyrë tinëzisht në Aeroportin e Prishtinës do të drejtoj forcat CSTO në Kazakistan
Lexo po ashtu Komandanti rus Andrey Serdyukov që kishte hyrë tinëzisht në Aeroportin e Prishtinës do të drejtoj forcat CSTO në Kazakistan

Besohet se shumë civilë protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë, pasi besniku i Moskës Tokayev është përkulur ndaj ofertës për ndihmë të Putinit.

Moska tha se më shumë se 70 avionë po transportonin trupat ruse në Kazakistan dhe se këta tani po ndihmonin kontrollin e Aeroportit kryesor të Almatit.

Demonstratat që filluan si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të karburantit janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë dhe ish-udhëheqësit Nursultan Nazarbayev, sundimtari më jetëgjatë i çdo shteti ish-sovjetik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori