LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian: Jam krenare që e kam mësuar Kanye Westin se si t’i kursejë paratë

Kim Kardashian: Jam krenare që e kam mësuar Kanye Westin se si t’i kursejë paratë
Kanye West dhe Kim Kardashian West (Foto: Jenny Anderson/Getty Images/Guliver)

“Vogue” ka realizuar një video me 73 pyetje në shtëpinë e KIm Kardashianit dhe Kanye West, në Hills Hidden të Kalifornisë.

Në video, Kim ecën nëpër shtëpinë e saj, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me amësinë, paparacët, interesin e saj për ligjin dhe shtimin e familjes.


Të spërkatur në mesin e këtyre bisedave ishin disa njoftime intriguese se si një nga familjet më të famshme menaxhon dhe kursen paratë e tyre.

Kur u pyet se çfarë ishte një gjë për të cilën ajo ndjehej krenare që ia kishte mësuar Kanyet, Kim tha: “Unë jam krenar të them se i kam dhënë atij këshilla financiare shumë të mira për kursim”.

Kim Kardashian (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, në kundërpërgjigjen e tij Kanye tha: “Më ke dhënë këshilla, por unë nuk i dëgjoj ato”. /Telegrafi/

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)